Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “Fradi.hu”, ku u ka treguar hungarezëve më tepër rreth jetës së tij në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka renditur sukseset e tij në radhët e Granadës. Lojtari nga Berati ka theksuar se vetëm 4 gola e ndajnë nga El Arabi, i cili është futbollisti më i suksesshëm në historinë e Granadës. Ai gjithashtu e ka lënë të hapur një rikthim në radhët e Ferencvaroshit.
“Ndihem shumë mirë këtu në Granada. Qyteti , tifozët dhe ekipi janë të shkëlqyer. Fatmirësisht loja po më shkon mirë. Kam shënuar 40 gola deri më tani, kështu që jam 4 gola larg të qenurit lojtari më i suksesshëm i klubit. Jam pranë të përmendurit mes legjendave të klubit. Nuk është ekzagjerim të thuash se tifozët më mbajnë në pëllëmbë të dorës”, ka deklaruar ndër të tjera Myrto Uzuni./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news