Nëna e Navalnyt: Putini të më kthejë trupin e djalit. Regjimi rus mohon akuzat

nena e navalnyt putini te me ktheje trupin e djalit regjimi rus mohon akuzat
nena e navalnyt putini te me ktheje trupin e djalit regjimi rus mohon akuzat

RUSI – Nëna e Alexei Navalnyt, kritikut të Putinit që vdiq në një burg rus, i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që t’a kthejë trupin e tij. Në një video të filmuar jashtë burgut ku ai vdiq të premten, ajo tha se po përpiqej ta shihte djalin për pesë ditë, por as nuk e dinte se ku ishte.

Dhe gruaja e Navalny, Julia u kërkoi autoriteteve të mos i ndalonin të afërmit e tij që t’i thoshin lamtumirë opozitarit rus. Familjes i është thënë se trupi i tij nuk do të lirohet për dy javë. ‘Nëna e tij u informua se trupi po mbahej për analizë kimike’, tha një përfaqësues i Navalny.

Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për gjetjen e tij janë mbyllur vazhdimisht. Yulia Navalnaya ka pretenduar se trupi i burrit të saj po mbahej në morg, derisa gjurmët e helmimit nga agjenti nervor Novichok ishin zhdukur. Navalny i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë duke përdorur helmin në vitin 2020.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti akuzat të pabaza dhe vulgare, por shtoi se meqenëse zonja Navalnaya ishte e ve vetëm disa ditë më parë, ai nuk do të komentonte më tej. Nëna e Navalny-t i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit Putin jashtë kolonisë penale siberiane të njohur si ‘Ujku Polar’, ku u njoftua vdekja e tij më 16 shkurt. “Kam pesë ditë që nuk mund ta shoh, po refuzojnë të ma japin trupin e tij dhe as që thonë se ku është”, thotë ajo. “Po ju pyes, Vladimir Putin – gjithçka varet vetëm nga ju. Më lejoni të shoh më në fund djalin tim. Unë kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që t’i bëj një varrim të denjë”, tha gruaja e liderit opozitar rus.

Yulia Navalna ka akuzuar drejtpërdrejt Putinin për vrasjen e burrit të saj. “Kthejeni trupin e Alexeit dhe lëreni të varroset me dinjitet, mos pengoni që njerëzit t’i thonë lamtumirë”, tha ajo.

Vërejtjet e saj pasojnë fjalimet në Bashkimin Evropian dhe Konferencën e Sigurisë së Mynihut, dhe një video emocionuese të publikuar të hënën, ku ajo u zotua të vazhdojë punën e burrit të saj për të luftuar për një Rusi të lirë. Ajo gjithashtu u tha udhëheqësve të BE-së të hënën që të mos i njohin zgjedhjet presidenciale të Rusisë më 16 mars dhe të ndjekin anëtarët e rrethit të ngushtë të Putinit, të cilët ende po përpiqeshin t’i shmangnin sanksionet./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →