Reali i Madridit ka bërë veprimin e papritur në prag të duelit të shumëpritur kundër Barcelonës. Klubi spanjoll ka publikuar në kanalin e tij televiziv një video kundër arbitrit të “El Clasico”-s, Sanchez Martinezit. Reali i Madridit ka treguar të gjitha episodet kur gjyqtari në fjalë i ka mohuar penallti gjatë ndeshjeve.
Në fund, shfaq edhe një sekuencë të vogël nga rrëfimi i Sanchez Martinezit për çështjen Negreira. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit madrilen do të mbeten të kënaqur apo jo nga arbitrimi në “El Clasico”-n e mbrëmjes së nesërme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sonríe, tenemos nuevo vídeo de Real Madrid TV sacando a la palestra a otro mafioso.
— gam (@mbapadre) October 24, 2024
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news