Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë, ku janë përfshirë tre persona, mes tyre dy punonjës të bashkisë Dibër.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Dibrës, rreth orës 16:00, shtetasi B.M. është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K. dhe E.M., dy punonjës të bashkisë, për motive ende të paqarta.
Sakaq, të tre personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht po mbahet nën hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Policia është angazhuar nën drejtimin e Prokurorisë për të kryer hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër).
Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co