Do të drejtojë 4.400 trupa në Kosovë, Enrico Barduani merr zyrtarisht detyrën e komandantit të ri të KFOR-it

do te drejtoje 4 400 trupa ne kosove enrico barduani merr zyrtarisht detyren e komandantit te ri te kfor it
do te drejtoje 4 400 trupa ne kosove enrico barduani merr zyrtarisht detyren e komandantit te ri te kfor it

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit.

Këtë pozitë për një vit e ka pasur gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.

Ulutash e ka përmendur që KFOR-i përkrah plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si platformën e vetme për zgjidhje të të gjitha mospajtimeve mes dy palëve.

Ai është nderuar me medalje për përkushtimin e tij në këtë, dhe misionet tjera të NATO-s.

Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Osmani ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës do të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë për qytetarët e vet.

“Fëmijët tanë janë gjenerata e parë në historinë e kombit tonë, që nuk e njohin luftën. Duke punuar së bashku, le të sigurohemi që do të vazhdojë të jetë ashtu”.

Ajo ka folur për sfidat e ndryshme të sigurisë, të cilat i ka përjetuar Kosova në 25 vjetët e fundit, duke veçuar sulmin e vitit të kaluar në Banjskë, në veri të Kosovës.

Në atë sulm të kryer nga një grup serb, që Kosova e konsideron terrorist dhe fajëson shtetin e Serbisë, është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Në këmbim e sipër të zjarrit, më pas, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dhjetëra personave tjerë, që besohet se janë të lirë në Serbi. Tre prej tyre janë të arrestuar në Kosovë.
Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →