Policia ka realizuar një aksion ditën e enjte në Prishtinë, në 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve” dhe “Ushtrim i Kundërligjshëm Mjekësor dhe Farmaceutike”.
Gjatë aksionit policia ka sekuestruar armë, municion e disa prova tjera materiale.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu, thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar. Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co