Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme e cila pritet të nisë nga ora 12:00.
Në rend dite është vetëm një pikë: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari– Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-regjistrime.
“Kërkon nga Prokurori i Shtetit si institucione kushtetues i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale, që të iniciojë hetime penale në përputhje me legjislacionin në fuqi ndaj kryetares së Grupit Parlamentar të LVV Mimoza Kusari-Lila lidhur me komunikimet e saj me Milan Radoiçiq”, thuhet në tekstin e draft-rezolutës së popozuar nga PDK-ja.
Po ashtu kërkohet nga Grupi Parlamentar i LVV shkarkimi i Mimoza Kusari-Lila nga funksioni i kryetares së grupit parlamentar.
Në audio-incizimin e publikuar, Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radojciq për Ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.
Vetë Kusari ka reaguar dje në Kuvend, ku ka thënë se video-incizimi është i fabrikuar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co