Kryeministri Albin Kurti ka ndarë detaje nga vizita që të mërkurën ka pasur në Komunën e Leposaviqit. Aty tha se për dy ditë do të qëndrojë mamografi mobil, derisa bëri të ditur edhe për planet që një objekt në këtë komunë ta kthejnë në maternitet
Hapjen e një spitali të lindjes në Leposaviq, synon ta bëjë Qeveria e Kosovës.
Pas vizitës që paraditen e së mërkurës ia bëri kësaj komune, kryeministri Albin Kurti tha se kanë parë nga afër një objekt që planifikojnë ta kthejnë në maternitet.
“Bashkë me ministrin Vitia, pamë nga afër edhe një objekt, një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet, që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi, në mënyrë që ato të mos kenë nevojë që ta kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë me dhjetëra kilometra, edhe mbi 50 kilometra deri në Novi-Pazar, ku më pastaj edhe po ua regjistrojnë foshnjat si qytetarë e si banorë të Serbisë”, tha Kurti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co