Policia greke vuri në pranga 10 persona, të cilët pasditen e së dielës në zonën e Zefirit, goditën me armë në një ndeshje të ligës lokale të futbollit.
Bëhet fjalë për 8 grekë dhe 2 meshkuj të kombësisë shqiptare, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.
Në orën 15:45 të pasdites së të dielës pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, goditën 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.
Konkretisht, derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43’ dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë shënuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës. Arbitri Vatsios me ndihmësit e tij dhe vëzhguesin e ndeshjes shkuan në Sigurimin Qendror të Zefirios, të shoqëruar nga forca policore, në mënyrë që aty të bëheshin deklaratat dhe të plotësohej fleta e ndeshjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co