Agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Tiranë, është zbardhur. Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama, me të cilin në orën 12:15 do të zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’ në Kryeministri.
Një orë më vonë, do të zhvillohet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, ndërsa në orën 14:25 do të firmosen dhe marrëveshjet respektive mes dy vendeve.
Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media pas firmosjes së marrëveshjeve, ndërsa në orën 16:50 të inaugurohet xhamia e re.
Agjenda:
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mirëpresë ditën e nesërme Presidentin Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë zhvillimit të vizitës zyrtare në Tiranë.
12:15 – Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
Vendi: Kryeministria
13:15 – Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
Vendi: Kryeministria
14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
Vendi: COD, Kryeministri
16:50 – Përurimi, Xhamia e Namazgjasë