“Kolegët socialistë t’i thërrasin mendjes”-  Gjekmarkaj për tensionet te Komisionin Hetimor: Dhuna më e madhe është provokimi konstant që po i bëhet opozitës

koleget socialiste ti therrasin mendjes gjekmarkaj per tensionet te komisionin hetimor dhuna me e madhe eshte provokimi konstant qe po i behet opozites





































Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar tensionet që shoqëruan sot Komisionin Hetimor në Shëndetësi, duke thënë se dhuna më e madhe është provokimi konstant që mazhoranca po i bën opozitës.

gjekmarkaj

Në një lidhje live me studion e lajmeve në Neës24, Gjekmarkaj ftoi kolegët socialiste “t’i thërrasin mendjes sepse Shqipëria nuk është pronë e tyre”.

“Mendoj se aktualisht dhunë më e madhe është provokimi konstant që i bëhet opozitës. Dhuna është shpallja e bojkotit nga qeveria për opozitën. I ftoj kolegët socialistë të ndërpresin dhunën e kartonit, dhunën e provokimit dhe ti bëjnë thirrje kryetares së kuvendit që merr vendime autokratike që dëmtojnë sistemin dypartiak. T’i thërrasin mendjes sepse Shqipëria nuk është prona e tyre, por e të gjithë ne ku duhet të jetojmë në mënyrë demokratike”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me protestën e 7 tetorit, Gjekmarkaj tha se ka qenë një nga më uniket dhe më madhështoret.

“Mendoj se ka qenë një protestat më unike, më madhështore dhe më origjinale në vetvete. Më shumë se çdo matës, foli vetë dhe shfaqi të gjithë atë që shqiptarët mendojnë për Edi Ramën, qeverinë, marrëdhëniet e saj me opozitën. Atë çfarë mendojnë ata për arrestimin e Berishës, Salianjit. Ishte një miks ngjarjes që çoi në reagimin e tyre”, tha deputeti demokrat.

Gjekmarkaj gjithashtu zbuloi se çfarë diskutohet në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së pas protestës.

“Në mbledhjen e grupit, flitet vetëm për përballje, rezistencë dhe komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për arritjen e qeverisë teknike, si një borxh që ua kemi fëmijëve tanë për të jetuar këtu. Në këtë kontekst ka optimizëm për të gjetur forma të mosbindjes civile”, tha ai.

Sa i takon deklaratave të deputetit gjerman, njëherësh dhe zëdhënës i CDU/CSU, i cili tha se duhet ndryshuar lideri i PD-së, Gjekmarkaj tha si vijon.

“Nuk e kam lexuar këtë deklaratë. Nuk e di nëse është zëdhënës i CDU, por nëse në Gjermani qeveria do të kishte këto skandale që ka këtu, shoqërua gjermane do të ishte shumë më gjaknxehtë në mbrojtje të kushtetutës”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →