“Kur flet mendo, ec e dreq”, sherri te “Sterilizimi”, Braçe shqetësohet nga zhurmat dhe i kërkon Vokshit të ulë zërin (Video)

kur flet mendo ec e dreq sherri te sterilizimi brace shqetesohet nga zhurmat dhe i kerkon vokshit te ule zerin video
kur flet mendo ec e dreq sherri te sterilizimi brace shqetesohet nga zhurmat dhe i kerkon vokshit te ule zerin video

Deputeti i PS-së Erion Braçe i ka kërkuar deputetes së PD-së Albana Vokshi të mbyllë gojën.

Komisioni Hetimor për Sterilizimin është mbledhur sot në seancë, por nuk ka mundur të zhvillojë një mbledhje normale. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është kapur me kolegët socialistë dhe tonet mes tyre kanë qenë të acaruara duke kaluar dhe në fyerje mes palëve apo kërcënime.

Kjo gjë ka shqetësuar dhe punën e komisioneve të tjera parlamentar, e me sa duket dhe Erion Braçen, i cili drejton komisionin e Dezinformimit.

Braçe ka hyrë në Komisionin që drejton Vokshi dhe i ka kërkuar të mos bërtasë. Ky është momenti i ndërhyrjes së Braçes i siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →