GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës! Fatos Tushe dënohet me shërbim prove

gjkko jep vendimin per ish kryebashkiakun e lushnjes fatos tushe denohet me sherbim prove





































GJKKO ka dënuar me 1.6 vite burg vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.

Fatos Tushe

Por Gjykata e Posaçme i konvertoi dënimin në 2 vite shërbim prove, për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet, të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ky i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai u rikthye në qeli për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →