Mbrojtësi 24-vjeçar i Milanit, Matteo Gabbia po kalon një moment mjaft pozitiv, teksa për herë të parë u grumbullua nga Italia. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Gabbia komentoi ftesën e trajnerit të axurrëve, Spalleti.
“Nuk e prisja thirrjen, edhe pse e shpresoja. Të jesh këtu është një ndjenjë e veçantë, jam shumë i lumtur. Do të përpiqem të ta shijoj këtë javë duke dhënë gjithçka dhe duke u përpjekur të kuptoj se çfarë dëshiron trajneri. Veshja e fanellës së kombëtares është një burim krenarie dhe një përgjegjësi e madhe”- theksoi Gabbia.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co