Ai u vu re nga gjenerali Ettore Bramato, komandanti provincial i Karabinierëve, teksa po lëvizte në mënyrë të hallakatur në mes të rrugës, në via Cavalieri Ducati, në Borgo Panigale. Menjëherë komandanti me uniformë ka kontaktuar me kolegët e njësisë radiomobile për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, më pas ka vënë re një patrullë aty pranë dhe ka denoncuar edhe në polici praninë e të dëmtuarit.
Kur karabinierja dhe policia u afruan për ta kontrolluar ose të paktën për ta larguar nga rruga, djali, i cili rezultoi se ishte një shqiptar 26-vjeçar në gjendje krejtësisht të turbullt, ndoshta për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij, një apartament përgjatë së njëjtës rrugë.
Në atë moment, policët dhe karabinierja, të cilëve ndërkohë iu bashkuan kolegët e radiomobilës, u ngjitën dhe gjetën një surprizë: të mbështetur mbi një dollap, të fshehur jo fort mirë, aty ishte një çantë plot me para. Rreth 70 mijë euro në kartëmonedha. Të dyshimtë, operatorët vendosën të vazhdonin me kontrollin e shtëpisë dhe ja ku erdhi surpriza e dytë: në fakt gjetën të fshehura në banesë 36 kilogramë kokainë.
Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë 118: duke qenë se i dyshuari ishte ende në zemërim, i cili rezultonte i pakontrollueshëm, u desh që të transportohej në spital me ambulancë.
Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua bashkërisht nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co