EMRI/ Atentat shqiptarit në Itali, 37-vjeçari vritet me armë zjarri në sy të djalit. Detajet si ndodhi ngjarja

emri atentat shqiptarit ne itali 37 vjecari vritet me arme zjarri ne sy te djalit detajet si ndodhi ngjarja





































Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin, Beni Arshiaj 37 vjeç, i cili u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar në sy të djalit të tij.

vrasje shqiptar itali

Ndaj të riut shqiptar u qëllua me pesë plumba, por vetëm një do të ishte fatale, pasi e kapi në kokë.

Disa qytetarë, që ishin dëshmitarë janë marrë në pyetje. Ata thanë se kishin parë dy persona duke ikur me skuter menjëherë pasi kishin dëgjuar të shtënat.

Sipas dëshmitarëve 37-vjeçari ndodhej në një furgon kur u qëllua me disa plumba të kalibrit të vogël, por hetimet vijojnë ende.

Në vendngjarje shkoi ambulanca  dhe  policia, e cila po heton për vrasjen.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →