U qëllua në sy të të birit/ Ekzekutohet me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar në Itali, zbardhet identiteti (Foto+Emri)

u qellua ne sy te te birit ekzekutohet me arme zjarri 37 vjecari shqiptar ne itali zbardhet identiteti fotoemri
u qellua ne sy te te birit ekzekutohet me arme zjarri 37 vjecari shqiptar ne itali zbardhet identiteti fotoemri

Një shtetas shqiptar u vra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. Sipas mediave italiane, në prag të festës së Madonna del Rosario, në fshat u dëgjuan disa të shtëna armësh, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve.

Viktima, i identifikuar si Beni Arshiaj, 37 vjeç, është qëlluar në sy të të birit, në oborrin e shtëpisë së tij. Duket se pas zhurmës së të shtënave disa fqinjë kanë vënë re dy persona që po largoheshin me një skuter. Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa policia bashkiake mbylli aksesin në rrugë.

37-vjecari shqiptar sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra. Automjeti ishte ende në lëvizje kur mbërriti policia, të cilës iu besuan hetimet e koordinuara nga zv/prokurori Egidio Celano. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin, një e shtënë fatale në tëmth.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →