Së bashku në tribunën e “Elbasan Arena”, “Fair Play” i vertetë mes tifozëve të Elbasanit dhe Vllaznisë

se bashku ne tribunen e elbasan arena fair play i vertete mes tifozeve te elbasanit dhe vllaznise

Fotoja që shoqëron lajmin është shkrepur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” ku u zhvillua ndeshja e javës së tetë të Abissnet Superiore, AF Elbasani-Vllaznia.

E veçanta e kësaj fotoje është sepse në tribunën e stadiumit të Elbasanit janë të sistemuar dy tifogrupet e skuadrave kundërshtare, “Tigrat verdheblu” vendas dhe ato “Vllaznit Ultras” të skuadrës kuqeblu. Dy tifogrupe shumë të njohura për mbështetjen e skuadrave të tyre të zemrës, por që në këtë ndeshje, falë miqësisë dhe mirënjohjes dypalëshe në vite, me ftesë të grupimit elbasanas, “Tigrat verdheblu”, janë bashkuar në një tribunë me “Vllaznit Ultras, por që mbështetja natyrshëm është në drejtim të skuadrave të tyre.

Në një kohë që në shumë ndeshje tifogrupet kundërshtare kanë pasur jo pak probleme në përballjet e kampionatit të Superiores, por edhe të kategorive të tjera, një veprim i tillë, ku gjithçka gjatë takimit ishte Fair Play mes tyre, është mirëpritur edhe nga opinioni sportiv i të dy kampeve respektive, por edhe më gjërë duke dhënë dhënë një mesazh shumë kuptimplotë.

2
2

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →