Numri një i stolit të Elbasanit, Roberto Bordin komentoi barazimin 0-0 ndaj Vllaznisë.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe ne u treguan shumë të zotë që nuk pësuam gol sot. Luajtëm mirë, është e vërtetë që loja ishte me fraksione. Mund të pësonim gol, por edhe mund të shënonim në disa fraksione të ndeshjes.
Duhet ti prisnim, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, disa rinisje u bënë mirë, disa jo. Duhet të komplimentoj djemtë, sepse kanë ditur të vuajnë dhe në fund mendoj se e kemi merituar barazimin.
Edhe në ndeshjet e tjera, kështu kemi vendosur që t’i presim kundërshtarët. I mbajta afër dy sulmuesit, sepse dy qendërmbrojtësit e tyre luajnë mirë me topin dhe kërkojnë të kapin në befasi mbas shpine. Luajtëm me 3-5-2, me lojtarët e krahut dhe ata që luajnë më brenda.
Kemi gabuar pak me shkallëzimin, duhet të luanim më shumë me mesfushorët dhe jo me mbrojtësit, këtë e rikuperuam në pjesën e dytë.
Kemi vuajtur më shumë në pjesën e parë, në pjesën e dytë fituam më shumë duele, për t’u përballur më shumë me ta.
Nuk mund ta bëja presingun me lojtarin e pestë të prapavijës, sepse do të na sulmonim me topa pas shpine”, – tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co