Për herë të parë në histori, Milan bie përballë Monza-s. Pas 5 fitoreve dhe 2 barazimeve, kuqezinjtë pësojnë humbjen e parë, pikërisht në momentin e tyre më të mirë dhe atëherë kur më pak pritej. “Djalli” e sheh veten 11 pikë larg Interit kryesues, për më tepër me një ndeshje më shumë, ndërsa dështojnë t’i marrin vendin e dytë Juves. Nga kjo javë feston vetëm Inter, me zikaltërit që vijojnë marshimin e tyre të qetë drejt yllit të dytë në fanellë. Stefano Pioli kishte bërë një rotacion të ndjeshëm në këtë sfidë duke lënë pushim disa titullarë të rëndësishëm, ndërsa Monza i befasoi në pjesën e parë me dy gola në fund.
[embedded content]
Pessina nga pika e bardhë e penalltisë dhe Mota me kokë ndëshkuan dy herë Maignan. Kjo transfertë vijojë në malore për kuqezinjtë teksa në minutën e 52-të, Jovic u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se me një lojtar më pak, ekipi i Piolit gjeti forca duke reaguar fuqishëm. Giroud në minutën e 64-të ngushtoi shifrat në 2-1, ndërsa në minutën e 88-të, Pulisic barazoi rezultatin duke krijuar iluzionin se mund të përmbysin rezultatin, por në fund Monza i befasoi me dy kundërsulme të shpjeta. Në minutën e 90-të, Bondo rikthehu vendasit në avantazh ndërsa në limitet e shtesës, Colombo sigloi shifrat përfundimtare në 4-2. Në konferencë për shtyp, Stefano Pioli theksoi rotacioni ishte i detyruar në një kohë kur Pulisic dhe Leao nuk ishin në kushte optimale:
[embedded content]
“Është një humbje që na bën me të vërtetë keq, për mënyrën se si erdhi. Ishte një mbrëmje ku gjithçka shkoi ters, ku gabuam shumë. Europa League shansi i vetëm për të shpëtuar sezonin? Të dy turnetë duhet të jenë motivim për ne”, theksoi ndër të tjera Pioli.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co