Ish-deputetja republikane, Liz Cheney, do t’i bashkohet fushatës së Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Wisconsin.
Sipas CNN, kjo është parë si një përpjekje e ish-kongresmenes së Uajomingut për të larguar votuesit e pavendosur nga ish-Presidenti Donald Trump me më pak se pesë javë deri në ditën e zgjedhjeve.
Në ngjarjen e së enjtes në Ripon, e njohur si shtëpia dhe shkolla e Partisë Republikane, Harris pritet t’u bëjë thirrje drejtpërdrejt republikanëve dhe votuesve të pavarur. Ajo do të tregojë rëndësinë historike të Ripon dhe premtimin për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën, edhe nëse ata nuk janë dakord me të për politikën.
Cheney, e cila ka thënë se është e përkushtuar të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, shprehu mbështetjen e saj për Harris.
Madje ajo deklaroi se kishte mosmarrëveshje të rënda politike me Harrisin për çështje të ndryshme, por zgjodhi ta mbështeste.
Në ditët në vijim, siç theksohet nga CNN, ngjarje të ngjashme do të pasojnë në Pensilvani, Miçigan, Arizona, Nevada, Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut.