Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.
Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.
Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.
Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.
A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës.
Peticioni i plotë
Tiranë, më 19 shkurt 2024
Drejtuar:
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Ministrisë së Arsimit
Agjencisë për Media dhe Informim
Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit
Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)
Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.
Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.
Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.
A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen.
Agresivitetin e disa individëve, të cilëve u mungon çdo lloj ekspertize e profesionalizmi në fushën e gjuhësisë, por që pretendojnë se kanë monopolin e së vërtetës, e tolerojnë dhe e ushqejnë drejtues emisionesh televizivë që i popullarizojnë jo vetëm duke i ftuar vazhdimisht në studiot e tyre, por edhe duke i përkrahur në idetë e tyre haluçinante. Ky agresivitet ka sjellë stepjen e përfaqësuesve të mendimit të njëmendtë shkencor në vendin tonë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk kursehen shpifje, sharje e deri kërcënime. Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë.
Liri e medias nuk do të thotë mungesë përgjegjësie në media. Duke u bërë jehonë gjithfarë “zbulimesh” lidhur me vjetërsinë e shqipes, disa kanale televizivë kanë ngjallur një histeri nacionalizmi që u siguron “zbuluesve” mijëra pëlqime në portalet e tyre. Në fakt, shkenca nuk krijon dot turmë ndjekësish, përveç se në regjime totalitarë, kur përdoret për propagandë. Dhe shkencëtarët, në kërkimet e tyre shkencore e në ballafaqimet mes tyre, nuk përdorin gjuhë agresive e fyese, por argumente shkencorë.
Kjo gjendje, pra sulmi i pseudoshkencës ndaj shkencës së vërtetë, duhet konsideruar një çështje kombëtare shumë serioze, dhe një problem që u shtohet problemeve të tjera me të cilët ndeshet vendi ynë; ajo krijon e shton mosmarrëveshje e dasi krejt të panevojshme e dëmprurëse mes bashkatdhetarësh.
Një tjetër detyrim i AMA-s, i përcaktuar në statutin e këtij autoriteti, është moslejimi i konflikteve ndëretnike në emisionet televizive. Ky detyrim duket se nuk zbatohet si duhet kur lejohen të paraqiten si të vërteta të dhëna historike që nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve e të fqinjëve tanë, siç ndodh kur vendeve të tjerë u mohohen kombi, historia, gjuha.
As standardi letrar i shqipes nuk respektohet në mediat tona. Natyrisht, ky detyrim duhet të jetë për drejtuesit e emisioneve, për folësit e lajmeve, për njoftime me karakter zyrtar dhe jo për letërsinë artistike, jo për këngët, jo për të ftuarit.
Për t’i vënë fre kësaj gjendjeje shqetësuese, sugjerojmë:
(a) Të merren masat e duhura që AMA të kryejë detyrën e saj për kontrollin e cilësisë së emisioneve në mediat tona;
(b) Burimet dhe studimet shkencore të identifikohen e të prezantohen në mënyrë të qartë në të gjitha raportimet shkencore;
(c) Në emisionet televizive të flitet me një gjuhë të kuptueshme për të shpjeguar terminologjinë shkencore për audiencën e gjerë;
(ç) Ministria e Arsimit të mos lejojë mësimdhënësit t’u mësojnë nxënësve e studentëve teori të pamiratuara nga shkenca;
(d) Qeveria, e së pari ministria e Arsimit, të ketë një agjendë për ngritjen e nivelit kulturor të qytetarëve, që këta të mos bien pre e gjithfarë teorish antishkencore.
Mbështetësit e peticionit
Prof. Rexhep QOSJA, Prof. Bamir TOPI, Prof. Fatos TARIFA, Prof. Ksenofon KRISAFI, Prof. Xhevat LLOSHI, Prof. Pëllumb XHUFI, Prof. Emil LAFE, Prof. Aristotel SPIRO, Prof. Rami MEMUSHAJ, Prof. Gjovalin SHKURTAJ, Prof. Neritan CEKA, Prof. Eno KOÇO, Prof. Aleksandër XHUVANI, Prof. Luljeta BOZO, Prof. Marenglen SPIRO, Prof. Valter MEMISHA, Prof. Agim VINCA, Prof. Shefkije ISLAMAJ, Prof. Ethem RUKA, Prof. Llukan PUKA, Prof. Ferid HUDHRI, Prof. Arben BABOÇI, Prof. Artan HOXHA, Prof. Anila PAPARISTO, Prof. Gëzim HOXHA, Prof. Arjan GJONÇA, Prof. Elida MIRAJ, Prof. Ilirjana DEMA, Prof. Ilir GJIPALI, Prof. Floresha DADO, Prof. Ilir YZEIRI, Prof. Irena NIKA, Prof. Josif MINGA, Prof. Bardhyl DEMIRAJ, Prof. Mimoza KORE, Prof. Kristina JORGAQI, Prof. Ermal BAZE, Prof. Mila BUXHELI, Prof. Vasil S.TOLE, Prof. Albert DOJA, Prof. Asoc. Fiona TODHRI, Prof. Asoc. Fatos DERVISHI, Prof. Asoc. Djana KASTRATI, Prof. Asoc. Mirela BOGDANI, Prof. Asoc. Ilir KALEMAJ, Prof. Asoc. Enkelejda KAPIA, Prof. Asoc. Antoneta POLO, Prof.Asoc. Zamira ÇAVO, Prof. Asoc. Nora MALAJ, Prof. Asoc. Roland LAMI, Prof. Asoc. Muhamet BELA, Prof. Asoc. Teuta TOSKA, Dr. Ina ARAPI, Dr. Rudina JASINI, Dr. Ermal HASIMJA, Dr. Juli KRISAFI, Dr. Albana MUCEKU, Dr. Alketa DUMANI, Dr. Ledina FERHATI, Dr. Zef PREÇI, Dr. Vasillaq KURETA, Dr. Pirro PAPALILO, Dr. Manjola LUMANI, Dr. Jorgji KOTE, Dr. Aida ZHUPA, Dr. Saemira GJIPALI, Dr. Ledion KRISAFI, Dr. Fabiola ELEZAJ, Dr. Gerti SQAPI, Dr. Alket DINO, Dr. Elidiana ABAZI, Piro MISHA, Diana ÇULI, Kujtim ÇASHKU, Erion BRAÇE, Arta DADE, Zef MAZI, Artan IMAMI, Fatbardh KADILLI, Adrian THANO, Sokol GJOKA, Idajet BEQIRI, Anila SMORGRAV, Dritan HILA, Petro KOÇI, Hektor RUCI, Xhevdet SHEHU, Elsida SINAJ, Mimoza KOÇIU, Adri NURELLARI, Spartak BRAHO, Spiro THOMAI, Nezir SELIMI, Elisa GJERANI, Fatos MIRAÇI, Atilda MALOKU, Kristi ZIÇISHTI, Fatos ÇOÇOLI, Shpëtim NAZARKO, Roland QAFOKU, Genti LASKU, Mikail VASILI, Luljeta NDOKA, Greta PETRO, Erion KURTI, Esmeralda NOVAKU, Albana META, Ervin PEPI, Gentiana KAPLLANI, Kostandina XHAFERRI, Albana LAKNORI, Gloria MOLLAJ, Spartak GJINI, Shefqet KERCELLI, Elvana AGUSHI, Gladiola GOLEMI, Nase JANI, Blerta LAZEBEU, Mario KUÇI, Kiço KALAJA, Jorida TOLLKUÇI, Arben IDRIZI, Shaban CANAJ, Valentina POSTOLI, Foqion POSTOLI, Vjollca TREBICKA, Ilir TREBICKA, Lira LASKU, Agim KONDA, Dritan KONDA, Bardhyl KONDA, Frederik KONDA, Laura KONDA, Shqiponja KONDA, Dea DOKSANI, Eneida MARKU, Valbona PAJO-BALA, Benard BABAJ, Keiti KONDI, Shpresa GORREJA, Agron NUSHAJ, Qemal AGALLIU, Bledi FILIPI, Donika OMARI, Tatjana SELENICA, Pandeli PASKO KUTELI, Fanie GJERMENI, Rajmonda BELLI GJENÇAJ, Lina CEKA, Arlinda DUDAJ, Pëllumb KULLA, Ndue DEDAJ, Pandeli KOÇI, Donika STASA, Ermira TREBICKA, Mateo GORREJA, Arta DAKA, Myzejen KASHARI, Dhurata POPI, Dorina SOTA, Henri SOTA, Ergest ZEMBLAKU, Elisabeta VELIU, Laert PETRITI, Kristaq LALA, Edra MAKU, Llazar STASA, Luiza SULA, Lindita GIXHA, Sokol GJERMENI, Valbona SHESHI, Besa ALCANI, Denisa GJEKA, Mario SOTA, Vjollca HILA, Llazar GJERMENI, Leonora KORITA, Fitim ISMAILI, Klodian MUCA, Gori DAKA, Donika GJIKA, Bersan SPAHO, Bedrie GORREJA, Valentina QERACA, Liri MALI, Leni LALA, Prokop GORREJA, Liri PRIFTI, Naunka VODO, Bernina VELIU, Marin FRANI, Detan HOXHA, Vangjel MALI, Mario PRENDA, Ramiz GJONI, Burbuqe GJONI, Eduart RRËZA, Violeta GJEÇI, Sanie PETRITI, Kristi ZEZO, Elisa VELO, Kimete LIÇO.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co