“Qarku i Korçës po vuan pasojat e shpopullimit”, Gazment Bardhi: 20 Shkurti, moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar!

qarku i korces po vuan pasojat e shpopullimit gazment bardhi 20 shkurti moment reflektimi dhe proteste per cdo shqiptar
qarku i korces po vuan pasojat e shpopullimit gazment bardhi 20 shkurti moment reflektimi dhe proteste per cdo shqiptar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se qyteti i Korçës, ashtu si e gjithë Shqipëria po vuan pasojat e shpopullimit.

Ai ka sjellë në vëmendje faktin që në këtë qytet qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike ndërsa tregtarët për rënien e fuqisë blerëse.

Në një postim në rrjetet sociale ai tha se 20 Shkurti, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës.

Postimi i plotë:

Në Korçë Ditë e Dielë, tregu dhe rrugët do duhej të ishin plot! Realiteti është krejt ndryshe. Tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike. Qarku i Korçës, ashtu sikurse e gjithë Shqipëria po vuan pasojat e shpopullimit.
20 Shkurti, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar! Ditën e martë, ora 17:30, të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →