“Rusia nuk dëshiron paqe”/ Danimarka e vendosur, i dorëzon Ukrainës të gjithë artilerinë nga rezervat e saj

rusia nuk deshiron paqe danimarka e vendosur i dorezon ukraines te gjithe artilerine nga rezervat e saj
rusia nuk deshiron paqe danimarka e vendosur i dorezon ukraines te gjithe artilerine nga rezervat e saj

Danimarka ka vendosur të dorëzojë të gjithë artilerinë nga rezervat e saj, në Ukrainë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë kryeministrja daneze Mette Frederiksen në Konferencën e Sigurisë në Mynih më 17 shkurt.

Predhat e artilerisë janë ndër furnizimet më të rëndësishme ushtarake për Ukrainën, pasi ato përdoren çdo ditë në numër të madh në fushat e betejës ukrainase.

“Nëse pyet ukrainasit, ata po na kërkojnë municion tani, artileri tani. Nga pala daneze, ne vendosëm të dhurojmë të gjithë artilerinë tonë”, tha Frederiksen.

“Ka ende municion në stoqet evropiane. Kjo nuk është një çështje vetëm e prodhimit, sepse ne kemi armë, kemi municione, kemi mbrojtje ajrore që nuk duhet ta përdorim vetë në momentin që duhet t’i dorëzojmë Ukrainës”.

Frederiksen nuk specifikoi se sa predha artilerie ka Danimarka në rezervat e saj.

“Rusia nuk dëshiron paqe me ne. Ata po destabilizojnë botën perëndimore nga shumë këndvështrime të ndryshme – në rajonin e Arktikut, Ballkanin dhe Afrikën – me dezinformata, sulme kibernetike, luftë hibride dhe padyshim në Ukrainë”, tha ajo.

Ndryshe, kujtojnë mediat, BE-ja ka thënë se do të jetë në gjendje të dorëzojë vetëm gjysmën e 1 milion predhave të premtuara deri në afatin e marsit, ndërsa ndihma e mbrojtjes nga SHBA, përfshirë mbështetjen e artilerisë, pengohet nga mosmarrëveshjet politike të brendshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →