Çelet për të 17-it vit radhazi Festa e ëmbëlsirave, Kryetari i Bashkisë Maliq: Panairi promovon kulinarinë e qytetit dhe fshatrave përreth

celet per te 17 it vit radhazi festa e embelsirave kryetari i bashkise maliq panairi promovon kulinarine e qytetit dhe fshatrave perreth
celet per te 17 it vit radhazi festa e embelsirave kryetari i bashkise maliq panairi promovon kulinarine e qytetit dhe fshatrave perreth

Nën një atmosferë festive, në qytetin e Maliqit është çelur për të 17-in vit radhazi Festa e Ëmbëlsirave. Dikur kjo zonë kishte Kombinatin e Sheqerit, ndaj dhe sot banorët e ruajnë me fanatizëm këtë traditë te bukur, e cila promovon kulinarinë e zonës.

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu shprehet se “Festa e Ëmbëlsirave” ndihmon në promovimin e produkteve të zonës për konsumatorët.

Festës i është bashkuar edhe Kryetari i Bashkisë së Korinthit, Nikos Stavrelis, i cili u mirëprit nga Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, ku dhe dhanë lajmin se po punojnë për binjakëzimin e dy bashkive.

[embedded content]

Banorët, por edhe vizitorët shijuan prodhimet e zonës në festën tradicionale të ëmbëlsirave, ku ndërthuren tradita e veçantë e produkteve bujqësore e blegtorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →