Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, ShTZ. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, i ndodhur për një vizitë disa ditore në vendin tonë, ka zhvilluar sot dhe një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku është pritur nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve H. Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë vizitës së tij në Kryegjyshatë ai u njoh gjerësisht me veprimtarinë e këtij institucioni, duke vizituat gjithashtu ambientet e Kryegjyshatës, muzeun dhe të tjera. H. Dede Edmond Brahimaj pasi i uroi mirëseardhjen Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame dhe delegacionit të tij shoqërues, e njohu atë me kontributin e Kryegjyshatës në promovimin e paqes, dashurisë dhe tolerancës në vendin tonë dhe përtej tij.
Ndërsa, z. Abdulkerim el-Isa, pasi shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e kësaj vizite zyrtare në vendin tonë, vlerësoi rolin model të bashkëjetesës ndërfetare që ofron vendi ynë, jo vetëm për rajonin por për mbarë botën.
[embedded content]
SHTZ. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa është i njohur në mbarë botën për kontributin e tij në promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës ndërfetare. Ai njihet gjerësisht si zëri kryesor global në Islamin e moderuar, i përkushtuar për të sjellë ndërgjegjësimin global për mesazhin e vërtetë të ndjeshmërisë së fesë, mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithë njerëzve.
Si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Myslimane, një organizatë joqeveritare me bazë në Mekë që përfaqëson adhurues të besimit islam në mbarë botën, Dr. el-Isa ka qenë një udhërrëfyes në ndërtimin e partneriteteve të reja mes komuniteteve, besimeve dhe kombeve të ndryshme.
Në fund të takimit, Kryegjyshi H. Dede Edmond Brahimaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, shkëmbyen dhuratat protokollare me këtë rast.
SHTZ. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa ka mbajtur poste të ndryshme të rëndësishme drejtuese, si ministër i Drejtësisë, këshilltar i mbretit, si dhe ka mbajtur leksione në SHBA, Europë dhe Azi në universitete të ndryshme. Ai është vlerësuar për kontributin e tij edhe nga Departamenti i Shtetit, si dhe ka marrë shumë çmime ndërkombëtare për kontributin e tij në promovimin e dialogut ndërfetar. Së fundmi ditën e sotme Universiteti Bedër i ka akorduar çmimin e lartë “Doktor Honouris Causa”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co