Ukraina shkatërron një nga sistemet më të fundit raketore të Putinit

ukraina shkaterron nje nga sistemet me te fundit raketore te putinit
ukraina shkaterron nje nga sistemet me te fundit raketore te putinit

Forcat ukrainase kanë shkatërruar një nga sistemet më të reja të mbrojtjes ajrore të Rusisë me rreze të mesme veprimi, pretendon Kievi, ndërsa betejat janë ndezur në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë gati dy muaj pasi Ukraina filloi një inkursion të befasishëm.

“Diçka ka shkuar keq me sistemin rus të mbrojtjes ajrore Buk M3”, njoftoi qeveria ukrainase në platformën X.

“Luftëtarët ukrainas e shkatërruan atë”, shtuan ata.

Kievi ka shpërndarë pamjet që duket se tregojnë një sulm ndaj një sistemi të mbrojtjes ajrore.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW) thotë sulmi ka ndodhur në lindje të qytetit të Rilsk të Kurskut.

Batalioni përgjegjës për sulmin njoftoi në Telegram se kishte shënjestruar Buk-M3 dhe se forcat e tij kishin vendosur sistemin në rajonin jugor rus të Kursk.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →