Izraeli ka rinisur bombardimet ajrore për të tretën ditë radhazi në Libanin jugor, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze
“Që nga ora 05:00 (koha lokale), avionët luftarakë armik nisën sulmet kundër sektorëve të ndryshëm të Libanit jugor”, tha agjencia, duke shtuar se kishte viktima, por pa specifikuar numrin e tyre.
Nga ana e tjetër, forcat e armatosura izraelite njoftuan më herët sot se sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë kishin kapur një raketë që ishte pikasur duke kaluar kufirin pasi u qëllua nga Libani, pak pasi sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Tel Aviv dhe pjesë të territorit qendror izraelit
Nuk raportohet për viktima apo dëme, ndërsa sipas forcave të armatosura nuk ka asnjë ndryshim në udhëzimet e mbrojtjes civile.
#BREAKING Hezbollah fired a missile to Tel Aviv area, which was intercepted by Israel army pic.twitter.com/QE5ro9ptji
— Guy Elster (@guyelster) September 25, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co