“Lëvizje jo e peshuar, mund të sjellë shqetësime”- Paskal Milo për propozimin e ‘Shtetit të Bektashinjve’: Ideja ka 5-6 vite që është hedhur, Baba Mondi ka kërkuar…

levizje jo e peshuar mund te sjelle shqetesime paskal milo per propozimin e shtetit te bektashinjve ideja ka 5 6 vite qe eshte hedhur baba mondi ka kerkuar





































Historiani Paskal Milo, në studion e emisionit Open, ka komentuar propozimin për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.

paskal milo

Ish-ministri i Jashtëm tha se lëvizja është jo e peshuar dhe paralajmëroi se mund të sjellë shqetësime për Shqipërinë.

Ndër të tjera ai tha se propozimi ka disa vite që është bërë, ndërsa shtoi se “qarkullonte një letër e Baba Mondit, e para disa viteve, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, ku parashtrohen këto çështje që ne dëgjojmë sot”.

“Nuk mendoj se është një propozim që doli befas. Mund t’ju them se kjo ide ka 5 ose 6 vite minimalisht që diskutohet dhe që ekzistojnë dokumente respektive në instancat më të larta të shtetit shqiptar.

Qarkullon një letër e Baba Mondit, e para disa viteve, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, ku parashtrohen këto çështje që ne dëgjojmë sot. Madje kërkohet statusi i Misionit Diplomatik, duke e krahasuar me Urdhrin e Maltës ose statusin diplomatik të Vatikanit.

Propozimi ka komponentin gjeo-strategjik. Duhet ta lexojmë edhe në raport me ndërkombëtar, padiskutim që ka aspektin gjeopolitik”, tha Milo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →