“Preferojmë një zgjidhje diplomatike”- Konflikti me Hezbollahun, Ambasadori i Izraelit në OKB: Nuk kemi ndërmend pushtimin tokësor të Libanit

preferojme nje zgjidhje diplomatike konflikti me hezbollahun ambasadori i izraelit ne okb nuk kemi ndermend pushtimin tokesor te libanit





































Izraeli nuk është i gatshëm të nisë një pushtim tokësor askund, ka bërë të qartë ambasadori i Izraelit në OKB, ndërsa lufta me Hezbollahun vazhdon e pandërprerë. 

lebanon_1

Ambasadori i Izraelit në OKB thotë se vendi i tij është i hapur ndaj ideve për de-përshkallëzimin e konfliktit në Liban, siç raportohet nga Reuters.

“Ne nuk jemi të gatshëm të ndërmarrim asnjë pushtim tokësor askund. Ne preferojmë një zgjidhje diplomatike”, tha ai.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi më herët se ushtria do të vazhdojë të godasë Hezbollahun në Liban, ndërsa zjarret në kufi vazhdojnë.

“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun. Dhe unë i them popullit të Libanit, lufta jonë nuk është kundër jush, është kundër Hezbollahut”, tha Netanyahu në një video-mesazh të publikuar nga zyra e tij.

Hezbollahu i Libanit tha se nisi një sulm me rreth 90 raketa kundër një baze ushtarake në rajonin Safed (ose Tsvat) të Izraelit verior.

“Në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij, luftëtarët e Hezbollahut nisën një sulm me 90 raketa në bazën Dado pranë Safed në Izraelin verior, ku ndodhet selia e Komandës Veriore të ushtrisë izraelite”, tha krahu i saj ushtarak pro-iranian.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →