Një vit nga sulmi në Banjskë, vajza e Afrim Bunjakut: Asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh! Do mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë…

nje vit nga sulmi ne banjske vajza e afrim bunjakut asgje nuk e mbush boshllekun qe ke lene brenda nesh do mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tone

Një 1-vjetorin e sulmit në Banjskë, ka reaguar Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ish-policit që mbeti i vrarë në detyrë nga një grup serbësh.



nje vit nga sulmi ne banjske vajza e afrim bunjakut asgje nuk e mbush boshllekun qe ke lene brenda nesh do mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tone

E prekur mes lotësh ajo foli në ceremoninë përkujtimore të të atit duke thënë se: ”Asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë.”

Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para.Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.

Një vit pa ty babi,  mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, shtoi ajo.

Kujtojmë se Afrim Bunjaku u vra në krye të detyrës nga terroristë serbë të cilët sulmuan me armatime të rënda me qëllim destabilizimin dhe pushtimin e fshatit Banjskë në Kosovë. Ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe kishin mbështetje nga Beogradi zyrtar, siç kanë zbuluar raportimet e mediave në Kosovë.

Në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.Udhëheqësit e Kosovës kanë fajësuar vazhdimisht udhëheqjen e Serbisë për këtë sulm, edhe pse ajo e ka mohuar përgjegjësinë.Pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë për rastin, që implikon 45 persona.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →