Tjetër tentativë për të eliminuar Trump? 64-vjeçari alarmon SHBA-të, bëri 9 telefonata kërcënuese në rezidencën e kandidatit republikan

tjeter tentative per te eliminuar trump 64 vjecari alarmon shba te beri 9 telefonata kercenuese ne rezidencen e kandidatit republikan

Një burrë nga Idaho akuzohet se ka kërcënuar se do të vriste Donald Trump me telefonatat që ka bërë pranë rezidencës Mar-a-Lago. Dokumentet e gjykatës tregojnë dinamikën e një ngjarje e cila duket se ka paraqitur rrezik serioz për jetën e kandidatit republikan.

Uarren Jones Crazybull, 64 vjeç, nga Sandpoint, bëri të paktën nëntë telefonata kërcënuese në shtëpinë e Trump më 31 korrik, thuhet në dosjen penale dhe deklaratën që u raportua për herë të parë të hënën nga Forbes.

Më konkretisht, sigurimi i Mar-a-Lago mori një telefonatë nga një numër telefoni me ID-në e telefonuesit “Uarren Jones” dhe ai bëri disa deklarata, duke përfshirë “Do ta gjej Trump… Unë do të zbres në Bedminster nesër. Unë do ta rrëzoj personalisht atë dhe do ta vras”, thuhet në dosjen gjyqësore.

Përfaqësuesit e sigurisë në Mar-a-Lago që ruajnë Donald Trump i thanë Shërbimit Sekret se tetë telefonata të tjera me përmbajtje kërcënuese erdhën nga i njëjti numër. Një faqe në Facebook që supozohej se i përkiste Uarren Jones Crazybull përmbante më shumë kërcënime të dhunshme ndaj Trump, ndërsa përmendte shpesh edhe Jeffrey Epstein (bashkëpunëtor i Trump, i dënuar për krime seksuale, ndërroi jetë në një burg në Florida).

Mar A Lago1
Mar A Lago1

Kërcënuesi u arrestua më 1 gusht dhe u padit më 20 gusht në gjykatën federale në Idaho. Ai u deklarua i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj ish-presidentit. Mirëpo, gjykimi për të është caktuar për 28 tetor.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung fajësoi zv/presidenten Kamala Harris dhe demokratët për kërcënimet ndaj ish-presidentit.

“Kamala Harris dhe demokratët liberalë janë ata që janë të çmendur,” tha Cheung në një deklaratë të hënën. “Ka pasur dy tentativa të tmerrshme për vrasjen e Presidentit Trump dhe retorika e tyre e dhunshme është drejtpërdrejt fajtore”, vijoi ai. Gjithashtu, Cheung i bëri thirrje Harris dhe demokratëve të kërkonin falje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →