Vllaznia kaloi 2-0 pengesën e Bylis. Në Shkodër, ekipi i Brdaric ushtroi presion konstant, por pa mundur dot të zhbllokojë ndeshjen në pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Stojanovic realizoi, duke i dhënë qetësinë e duhur vendasve.
Në minutën e 80-të, Bekim Balaj “vulosi” një herë e mirë fatin e takimit. Për Vllazninë kjo është fitorja e 3-të radhazi, me synimin e vetëm që këtë sezon është titulli kampion. Në krahun tjetër, te ballshiotët duhet të punojnë shumë për mbijetesën.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co