Petrit Vasili, deputet i PL-së, i cilëson si skandaloze shërbimet që iu afrohen qytetarëve shqiptarë, ndërsa sipas tij, ata grabiten me taksa, tatime e tarifa.
Vasili shkruan se shqiptarëve, ndërsa iu rriten taksat e tarifat, nuk marrin mbrapsht as minimumin e shërbimeve bazike.
“Qytetarëve ju rritet tarifa e pastrimit dhe paguajnë 29 euro tonin e plehrave dhe në të kundërt plehrat mbulojne lagjet e Tiranës.
Qytetarëve ju vihet taksë për arsimin dhe fëmijët shkojnë akoma me turne në shkolla dhe shkollat e premtuara nuk ndërtohen.
Qytetarëve ju vihet taksë e lartë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugët janë për faqe të zezë boll të shihni autostradën Tiranë-Durrës me gropa e mballoma sikur është në vijën e frontit të luftës apo mosmbarimin e unazës së Tiranës dhe trafikun e tmerrshëm që shkaktohet.
Qytetarëve ju rritet 40% çmimi i ujit dhe uji vazhdon me orar, qytetarët blejnë autobote me ujë megjithëse u premtua ujë 24 orë me çmim Bathorje sipas mashtruesit Veliaj.
U paguan qindra milionë euro për digjiitalizimin dhe shikoni si torturohen qytetarët dhe veçanërisht të moshuarit për të marrë shërbimet ne e-albania”, shkruan Vasili.
Postimi nga Petrit Vasili
Shqiptarët grabiten me taksa, tatime e tarifa dhe shërbimet ndaj tyre jane skandaloze e primitive!
Shqiptarëve vetëm ju rriten taksat dhe tarifat, por nuk marrin mbrapsht as minimumin e shërbimeve bazike, ato shërbime qe edhe në zonat më tē largta të botës as që diskutohen.
Qytetarëve ju rritet tarifa e pastrimit dhe paguajnë 29 euro tonin e plehrave dhe në të kundëry plehrat mbulojne lagjet e Tiranës.
Qytetarëve ju vihet taksë për arsimin dhe fëmijët shkojnë akoma me turne në shkolla dhe shkollat e premtuara nuk ndërtohen.
Qytetarëve ju vihet taksë e lartë për mirmbajtjen e rrugëve dhe rrugët jane per faqe të zezë boll të shihni autostradën Tiranë- Durrës me gropa e mballoma sikur është në vijën e frontit të luftës apo mosmbarimin e unazës së Tiranēs dhe trafikun e tmerrshëm që shkaktohet.
Qytetarëve ju rritet 40% çmimi i ujit dhe uji vazhdon me orar, qytetarët blejne autobote me ujë megjithëse u prentua uje 24 orë me çmim Bathorje sipas mashtruesit Veliaj.
U paguan qindra milion euro per digitalizimin dhe shikoni si torturohen qytetarët dhe veçanërisht të moshuarit për të marrë shërbimet ne e-albania.
U prentua Shëndetësi falas dhe gjëndja e shërbimit shëndetësir është pak ta quash skandaloze dhe skandali tek onkologjiku është vetëm nje pjesë e vogël që ka dalë në dukje ndërkohë që plaçkitja e shëndetësisë publike vazhdon çdo ditë.
Janë shpenzuar miliarda për energjinë elektrike dhe cilësia efurnizimit është e dobët nderprerjet vazhdojnë dhe era apo shiu mē i zakonshëm i përball qytetarët me ndërprerje energjie, ndërkohë që qytetarëve të thjeshtë ju presin dritat për një vonesë në pagesë qindra milion euro shteti vetë është ne borxh si mos paguesi më i madh i energjisë elekrike.
Transporti urban është në gjëndje mizerabël në cdo pikpamje dhe qytetarët megjithse paguajnë taksa e tarifa nuk e gëzojnë realisht këtë shërbim bazik.
Gjelbërimi po asgjësohet çdo ditë veçanërisht në Tiranë dhe mjediset e gjelbëruara janë zhdujur e zëvëndësuarvme kulla duke vrarë shëndetin e qytarëve.
Ndotja mjedisore nga substancat e dëmshme, zhurmat e pluhurat e ndërtimit është në nivele vrastare veçanërisht në Tiranë.
PËRFUNDIM:
Qytetarët shqiptarë masakrohen së paguari taksa, tatime e tarifa gjithfarësh dhe nuk marrin asnjë shërbim me cilēsi dhe nē kohë.
Është skandal që qytetarët marrin sot në demokraci më pak shërbime edhe se në kohën e diktaturës ku prapambetja ishte ekstreme.
Pushteti lokal është përmbytur nga patronazhistë dhe i shkretuar nga shërbimet.
Korrupsioni dhe grabitja e pandeshkuar e parave të qytetarëve i ka bërë shërbimet që të jenë në gjëndje primitive.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co