Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasditen e së premtes, pasi ranë në një pritë, ndërsa automjeti i tyre u qëllua me breshëri armësh.
Skena që ndodhi në via Como, Turante, është e ngjashme me ato të perëndimit të egër, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si Indrit Lleshaj 44 vjeç, banues në Paderno Dugnano dhe Artan Lazar, 42 vjeç, banues në Cormano.
Ata po udhëtonin me makinë, teksa nga pas iu vu në ndjekje një tjetër mjet, nga ku u hap zjarr me breshëri. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy shqiptarët, që ndodhen në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
Prokuroria e Komos ka hapur një hetim për vrasje të mbetur në tentativë. Nga hetimet e para rezulton se në atentatin ku mbetën të plagosur dy shqiptarët kanë marrë pjesë të paktën dy persona, që ishin të maskuar.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Saronnos në gjendje shumë të rëndë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co