Policia e Kuksit ka dhënë detaje lidhur me banesën e cila u përfshi nga flakët në fshatin Mesul.
Sipas komunikatës, banesa është djegur tërësisht nga zjarri, teksa nuk raporohet pë të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit A. K., ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co