Kupa e Shqipërisë kthehet përsëri këtë mesjavë, me përballje shumë interesante të çerekfinaleve, ku skuadrat kërkojnë medoemos praninë në turin tjetër të turneut. Por paralelisht me katër sfidat e Kupës, do të luhet edhe një ndeshje e Superiores.Ndeshjet çerekfinale të Kupës nisin të martën me duelin Kukësi-Partizani që zhvillohet në orën 13:30. Në orën 17:00 të së njëjtës ditë, Teuta luan kundër Tiranës në një sfidë shumë interesante pasi të dy skuadrat mund ta shohin këtë turne si rrugën e tyre drejt Europës, duke parë situatën në kampionat.
Të mërkurën, të dy sfidat e programuara për këtë ditë, Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia, luhen në orën 13:30. Interesant është fakti se po të mërkurën, luhet një sfidë e Kategorisë Superiore, ajo e prapambetura mes Skënderbeut dhe Dinamos që u shty për shkak të kushteve atmosferike. Ndeshja në fjalë është programuar të luhet në Korçë në orën 17:00.
KUPA E SHQIPËRISË
Të martën
Kukësi-Partizani ora 13:30
Teuta-Tirana ora 17:00
Të mërkurën
Erzeni-Vllaznia ora 13:30
Laçi-Egnatia ora 13:30
KATEGORIA SUPERIORE
Të mërkurën
Skënderbeu-Dinamo ora 17:00
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co