Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali! Shefi i qarkullimit për Rrugën e Kombit…

perfitonin para nga gjobat 22 police nen akuze amp u sinjalizua nga nje shqiptar i kosoves si u zbulua skandali shefi i qarkullimit per rrugen e kombit
perfitonin para nga gjobat 22 police nen akuze amp u sinjalizua nga nje shqiptar i kosoves si u zbulua skandali shefi i qarkullimit per rrugen e kombit

Burime për BalkanWeb kanë bërë me dije dhe kanë zbuluar detaje nga skema e mashtrimit që 22 efektivët e policisë kishin krijuar për të përfituar para nga drejtuesit e mjeteve në autostradë.

Sipas po të njëjtave burime AMP mori një sinjalizim nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

200 deri në 500 mijë lekë të vjetra ishin gjobat, teksa objektiv ishin të gjithë të huaj, kryesisht shtetas kosovar.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj, teksa janë sekuestruar dhe disa prova materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →