A kërcënoi Berisha gazetarët? Malltezi: Ja emrat që po përdoren nga SPAK për hallet e tyre

a kercenoi berisha gazetaret malltezi ja emrat qe po perdoren nga spak per hallet e tyre
a kercenoi berisha gazetaret malltezi ja emrat qe po perdoren nga spak per hallet e tyre

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në emisionin Open në News24 tha se gazetarët kanë detyrën të mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve që nuk tipizojnë apo karakterizojnë profesionin e gazetarëve.

Malltezi nuk ka nguruar të përmendë dy emra gazetarësh Adriatik Doçin dhe Karlo Bolinon, që kanë dosjet e tyre për të zgjidhur, ndaj edhe përdoren.

Reagimet e Malltezit erdhën pas një deklarate të një dite më parë nga ish-Kryeministri u interpretua si kërcënim ndaj gazetarëve dhe solli reagimin edhe të organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

[embedded content]

Por në vijim, Malltezi tha se prej 10 muajsh Sali Berisha ndodhet në arrest, sepse një ekspert i quajtur Aleks Zyba, na ka bërë një ekspertizë, dhe unë marr vesh që ky paska djalin në BKH.

“Na del një gjithashtu një tjetër ekspert që ka qenë drejtor banke në Bilisht, që edhe ai e ka një hall, dhe kështu ndodh kur këta që kanë halle duan të zgjidhin problemet e tyre duke u përdorur”, tha Malltezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →