Qazim Laçi ka qenë protagonisti i fitores së madhe 3-0 të Sparta Pragës ndaj Salcburgut në Ligën e Kampioneve. Goli i tretë i skuadrës çeke ishte pikërisht nga Laçi i cili me një lëvizje klasi shtriu mbrojtësit dhe portierin për të çuar sferën në rrjetën e boshatisur.
Goli i tij u shpërnda në rrjete sociale duke marrë vlerësime e komente të shumta, ndërsa vetë Laçi ishte në qiellin e shtatë pas përfundimit të takimit, duke folur për mediat çeke.
“Ndjesia është e mrekullueshme, fantastike. Luajta këtë kompeticion për herë të parë. Fituam dhe unë shënova gol. E gjithë skuadra luftoi, jam krenar për të gjithë. Ishet jashtëzakonisht entuziazmuese.
Goli? Kryesisht duhet të falëndroj Viktor Olatunxhin për mënyrën se si më pasoi. Padyshim jam i lumtur që shënova gol, por në të vërtetë dua të uroj të gjithë skuadrën. Në këtë ndeshje e dinim që Salcburg do të mbante shumë topin, por ata ishin të brishtë në prapavijë. Ata u përmirësuan në pjesën e dytë, por ne e merituam këtë fitore”, ishin fjalët e Laçit pas duelit.
PANORAMASPORT.AL