Shpërthimet e pajisjeve elektronike në gjithë vendin, kryeministri i Libanit: Jemi në luftë!

shperthimet e pajisjeve elektronike ne gjithe vendin kryeministri i libanit jemi ne lufte
shperthimet e pajisjeve elektronike ne gjithe vendin kryeministri i libanit jemi ne lufte

Kryeministri libanez Najib Mikati ka thënë se kombi i tij është në luftë pasi pajisjet elektronike shpërthyen në të gjithë vendin për dy ditë radhazi, duke vrarë më shumë se 30 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë.

Të martën, pajierët e përdorur nga anëtarët e grupit të armatosur libanez Hezbollah shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë 12 njerëz dhe duke plagosur rreth 3,000, sipas autoriteteve shëndetësore. 20 persona të tjerë humbën jetën dhe 450 të tjerë u plagosën të nesërmen kur mijëra pajisje të tjera elektronike, duke përfshirë telekomandë, laptopë dhe radio, shpërthyen.

Hezbollahu dhe qeveria në Bejrut kanë fajësuar Izraelin për sulmet. Shteti hebre as e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë. Raportet e mediave kanë pohuar se shërbimi sekret izraelit, Mossad, manipuloi mijëra pajisje elektronike me ngarkesa të vogla shpërthyese, të cilat u aktivizuan përmes një sinjali në distancë.

Mikati ishte duke vizituar një spital ku po trajtoheshin viktimat e valës së parë të shpërthimeve kur raportet për shpërthime të tjera erdhën të mërkurën, sipas zyrës së kryeministrit.

“Ky krim masiv… kundër njerëzve të pambrojtur në shtëpitë e tyre, të cilët po vriten në këtë mënyrë, është i papërshkrueshëm,” u tha Mikati gazetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →