Skandali me Universitetin Wisdom/ Zbardhet dosja italiane: Ish-ministrja Evis Kushi joshej me dhurata për Krishtlindje! Diplomat shiteshin deri 10 mijë € në tregun italian

skandali me universitetin wisdom zbardhet dosja italiane ish ministrja evis kushi joshej me dhurata per krishtlindje diplomat shiteshin deri 10 mije e ne tregun italian scaled





































Detaje të reja janë zbardhur lidhur me skandalin e diplomave në Kolegjin Wisdom, ku autoritetet italiane, pas hetimeve kanë zbuluar skemën se si shiteshin diplomat nga ky universitet kundrejt pagesave që varionin nga 7 deri në 10 mijë euro.

KUSHI WISDOM

Në prangat e autoriteteve italiane kanë rënë 9 persona, të gjithë italianë, mes të cilëve edhe pronarët e këtij Kolegji Universitar.

Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për secilën.

Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e institucioneve në Shqipëri, e cila ka favorizuar pronarët e Kolegjin Wisdom, Savino Cianci dhe Lucia Catalano.

Në dosje thuhet se kësaj zyrtareje i është dhënë një çantë e firmës “Louis Vuitton” që ka kushtuar 1150-1200 euro.

Dhurata i është dorëzuar gjatë një darke, ndërsa e gjithë situata zhvillohet në gusht të 2022.

LEXO EDHE: Skandali me shitjen e diplomave false, ministria e Arsimit: Po ndiqet procedura ligjore për mbylljen e kolegjit Universitar Wisdom! Për vitin e ri akademik s’kemi çertifikuar kuota pranimi

Në krye të kësaj skeme, qëndron çifti Savino Cianci dhe Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit.

Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një agjendë e ngjeshur universitare.

Ndërkohë referuar të dhënave nga dosja, Cianci dhe Catalano janë kujdesur që me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, duke përmendur emrin e Evis Kushit.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi…”, thuhet nder të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →