Atentatori i Trump i skeduar nga FBI që në 2019, ja për çfarë hetohej

atentatori i trump i skeduar nga fbi qe ne 2019 ja per cfare hetohej
atentatori i trump i skeduar nga fbi qe ne 2019 ja per cfare hetohej

Ryan Routh, i dyshuar në atentatin e dytë ndaj ish-presidentit Donald Trump, ka qenë në lupën e FBI. Byroja Kombëtare e Hetimit në SHBA e kishte Routh në skedarët e saj, pasi në vitin 2019 ishte profilizuar si një kriminel që posejdonte armë zjarri.

Kjo u konfirmua nga Jeffrey Veltri, agjenti i posaçëm i ngarkuar me zyrën në terren në Miami.

“Në ndjekjen e informacionit, informatori është intervistuar, por nuk ka dhënë detaje mbi informacionin fillestar”, tha Veltri, duke shtuar se “FBI ia kaloi atë informacion organeve të zbatimit të ligjit në Honolulu.”

Hetimi më pas u mbyll për shkak të mungesës së informacionit shtesë.

Policia thotë se Routh ishte pozicionuar mes shkurreve, pranë fushës së golfit në Palm Beach, Florida , ndërsa ish-presidenti Trump, po luante me miqtë e tij. Një agjent i Shërbimit Sekret, i cili ndodhej pranë Trump, ka reaguar duke qëlluar me armë sapo pa një grykë arme që dilte nga prapa një gardhi.

Dyshohet se Routh iku në këmbë dhe më pas me makinë përpara se të kapej në një qark fqinj. 58-vjeçari, banor i Havait, do përballet me akuza federale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →