“SPAK, krijesë amerikane!”- Ish kryeministri nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, analisti Hila: Berisha ka bërë krimin me duart e veta! Ai dhe Meta…

spak krijese amerikane ish kryeministri nen akuze nga prokuroria e posacme analisti hila berisha ka bere krimin me duart e veta ai dhe meta





































Analisti Dritan Hila, duke folur për dosjen e SPAK ndaj Sali Berishës për çështjen “Partizani”, tha se ish-kryeministri e ka bërë krimin me duart e veta.

hila

“Sali Berisha është një personazh politik historik, por ka bërë krimin me duart e veta, duke sulmuar kundërshtarët, duke dhënë vendime për kundërshtarët”, tha ai në emisionin Open në News 24.

Hila u shpreh se SPAK është një krijesë amerikane, ndërsa theksoi se i vjen keq që ka presione politike mbi të.

Ndër të tjera, Hila shtoi se presioni i parë ndaj Strukturës së Posaçme ka qenë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Nuk kemi kompetencat për të njohur dosjen. Unë do rezervohem që të flas për dosjen, sepse aty ka prokurorë serioz që kanë punuar. Më vjen keq që ka presion mbi SPAK. Presioni i parë është bërë nga Berisha dhe Meta. Të përmendësh dy citime që ka bërë Rama, e nga ana tjetër kemi parë se SPAK-ut i thuhet SKAP.

SPAK është krijesë amerikane dhe është krijuar për të goditur korrupsionin. Drejtësia duhet të flasë. Përmendja e atyre shifrave, mua më duket brenda humanes. Sali Berisha është një personazh politik historik, por ka bërë krimin me duart e veta, duke sulmuar kundërshtarët, duke dhënë vendime për kundërshtarët. Ato shpenzime ja ka bërë dhëndri, unë mendoj se është humane. Por, për më tepër duhet të flasë drejtësia”, tha analisti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →