Shisnin diploma false/ Policia italiane zbardh skemën dhe vë në pranga 9 persona, mes tyre dhe pronarin e Universitetit Wisdom

shisnin diploma false policia italiane zbardh skemen dhe ve ne pranga 9 persona mes tyre dhe pronarin e universitetit wisdom





































Policia italiane në bashkëpunim me Prokurorinë ka nxjerrë në pah një rrjet të gjerë diplomash false që përfshinin rajone të ndryshme të Italisë dhe Shqipërinë.

Wisdom1

9 persona janë vënë në pranga dhe 30 të tjera janë nën hetim, ndërsa vijon puna për identifikimin e persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë mashtrimi me diplomat e lëshuara nga Universiteti Wisdom.

Të arrestuar janë Savino Cianci, gruaja e tij Lucia Catalano,  Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa.

Shoqata kriminale do të kishte futur në xhep mesatarisht 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim tjetër fals që u jepet studentëve të paditur.

Capture

Kualifikimet ishin të ndryshme: mësimdhënie mbështetëse, diplomë në kriminologji, diplomë hotelerie dhe specializime të tjera.

Sipas mediave italiane, çifti Cianci-Catalano madje i dhanë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare.

Në një reagim për mediet, avokatja e tyre e përbashkët ka thënë se: “Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →