Ilnisa Agolli, përmes një postimi në Instagram, i ka bërë një dedikim të ndjerë partnerit të saj Meriton Mjekiqi.
Ish-banorja e Big Brother Vip 3 i ka shprehur dashurinë duke i thënë ‘të dua’ dhe se s’mundet t’i thotë diçka më të mirë se kaq.
“E perseris, te dua! S’do mundem kurre te te them diçka me te mire se kaq”- shkruan ajo.
Postimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në media se ish-banori i BBV ishte përfshirë në aksident dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Mirëpo, përmes një reagimi, Mjekiqi mohoi të ishte aksidentuar ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një projekt televiziv.
Në postimet e saj, Agolli, falënderoi të gjithë që i kishin ofruar mbështetje gjatë kohës që po qarkullonte lajmi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co