Kryeson Gjermania/ Mbi 500 mijë kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit

kryeson gjermania mbi 500 mije kerkesa per azil ne evrope ne gjysmen e pare te vitit
kryeson gjermania mbi 500 mije kerkesa per azil ne evrope ne gjysmen e pare te vitit

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni.

Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, ashtu si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e bllokut.

Më së shumti aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124.000, që i bie sa gati një e katërta e numrit të përgjithshëm.

Deri në fund të këtij viti, EUAA tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela.

Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →