Manastirliu: Investimet në arsim, si asnjëherë si më parë

manastirliu investimet ne arsim si asnjehere si me pare
manastirliu investimet ne arsim si asnjehere si me pare

Ministria e Arsimit dhe Sportit me fillimin e vitit të ti shkollor ka bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore. Vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook tha se në ditën e parë të vitit shkollor, janë hapur 25 shkolla të reja.

“Investime si asnjëherë më parë në arsim ku javën e parë të vitit të ri shkollor hapën dyert 25 shkolla të reja.

Shkollat e reja kanë të gjitha kushtet për mësimdhënie me klasa moderne , laboratorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, deri te hapësirat e gjelbra, që u ofrojnë nxënësve tanë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë digjitale dhe për të eksploruar pasionet e tyre për sportin dhe natyrën”, shkruan Manastirliu.

Këto shkolla të reja janë të pajisura me klasat më të fundit, laboratorë shkencorë, biblioteka, terrene sportive dhe palestra, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm për edukim. Këto investime synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e mundësive për një edukim gjithëpërfshirës, duke përgatitur brezin e ri për sfidat e së ardhmes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →