FBI i konsideron atentat në tentativë për të vrarë Donald Trump, të shtënat me armë zjarri në Florida, pranë rezidencës së ish-presidentit, teksa ai ndodhej te fusha e golfit.
“Incidenti në fushën e golfit të Trump duket të jetë një tentativë vrasje”, thuhet në deklaratën e FBI, ku theksohet më tej se po heton “një atentat të dytë për të vrarë Trump”.
Ka raportime se i dyshuari ishte ndërmjet pemëve, i armatosur me një pushkë AK-47, nga ku hapi zjarr.
Zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit kanë thënë se i dyshuari i armatosur u pa pranë fushës së golfit nga një anëtar i ekipit të Shërbimit Sekret të SHBA-së të Donald Trump, teksa ish-presidenti po luante golf.
I dyshuari thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkëmbyer zjarr me agjentët e Shërbimit Sekret, dhe i dyshuari u fut në një makinë.
CBS raporton se një makinë me të njëjtën targë u ndalua në Martin County dhe një person u arrestua. Është e paqartë nëse është personi i armatosur, por besohet se është dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit po e marrin në pyetje.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se një armë e stilit AK-47 dhe është gjetur në vendngjarje pranë fushës së golfit.
Incidenti vjen afërsisht dy muaj pas atentatit të bujshëm ndaj Trump gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë, ndërsa atentatori një 20-vjeçar u ekzekutua nga snajperistët e shërbimit sekret.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co