Prodhuesit e famshëm të akulloreve ”Ben&Jerry’s” kanë krijuar një shije të re kushtuar zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris.
Quhet ‘Kamala’s Coconut Jubilee’ dhe është akullore kokosi me karamel. Ajo ka një dekorim me ngjyra të kuqe, të bardha dhe blu (për nder të flamurit amerikan).
Emri është një referencë për memen virale të kandidates demokrate që rrjedh nga fraza e saj e famshme: “A mendoni se rashë nga një pemë kokosi?”
Nisma synon të bindë amerikanët që të zgjedhin Harris dhe demokratë të tjerë në votën e nëntorit, dhe për këtë prodhuesit do të ofrojnë një kamion akulloreje që do të ndalojë në 20 qytete.
Kamioni do të nisë nga Pensilvania më 16 shtator (në të njëjtën ditë fillon votimi i hershëm në shtetin që konsiderohet vendimtar për votën), dhe më pas mbërrin në Michigan, Wisconsin, Arizona dhe Nevada.
Gjatë çdo ndalese, organizatorët do të shpërndajnë akullore dhe dhurata falas dhe do të ndihmojnë njerëzit të planifikojnë të votojnë deri më 5 nëntor.
“Së bashku me të gjitha ato copa lajthie ne mund të ndërtojmë një vend më të drejtë dhe më të barabartë. Nesër ne mund t’i rezistojmë në mënyrë paqësore politikave regresive dhe diskriminuese të administratës Trump dhe të ndërtojmë një të ardhme që vlerëson gjithëpërfshirjen, barazinë dhe drejtësinë për njerëzit me ngjyrë, gratë, komunitetin LGBTQ, refugjatët dhe emigrantët”, shpjegoi kompania në faqen e saj në internet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co